E premtja me mot të paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësira

E premtja me mot të paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësira

Ditën e premte (7 nëntor), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në veri dhe qendër të vendit, ndërsa në vazhdim do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë. /rtsh/

Share This