
E jashtëzakonshme: Kosova mposht sërish Britaninë e Madhe dhe kualifikohet në fazën e dytë të kualifikimeve për Botërorin 2027
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur një tjetër fitore të madhe ndaj Britanisë së Madhe, duke siguruar kualifikimin në fazën e dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.
Pas triumfit në ndeshjen e parë me rezultat 26-32, “Dardanët” u treguan sërish superiorë edhe në takimin e dytë, të cilin e fituan me 30-35.
Kosova e nisi ndeshjen me intensitet të lartë dhe pjesën e parë e mbylli me katër gola epërsi (17-13). Në pjesën e dytë, përfaqësuesja jonë menaxhoi rezultatin me maturi, duke fituar me shifrat 18-17 dhe duke e vulosur fitoren me rezultat të përgjithshëm 35-30.
Në dy ndeshjet e zhvilluara, Kosova fitoi me rezultat të përgjithshëm 67-56, duke siguruar kështu kualifikimin në fazën e dytë të garave eliminatore për Kupën e Botës në Hendboll 2027.
Ende nuk është përcaktuar kundërshtari i Kosovës në fazën e ardhshme, ndërsa për të siguruar një vend në Botërorin 2027, “Dardanët” duhet të kalojnë gjithsej tri faza kualifikuese.


