
“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”
Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, në protestën e sotme në Prishtinë, tha se Kosova nuk është kompromis dhe se është shtet sovran.
“Sot ne e themi qartë, drejtësia nuk duhet të vonohet, ajo duhet të bëhet pa asnjë vonesë, pa paragjykime dhe për sakrificat e atyre që u ngritën për liri,” tha ajo.
Ajo tha se drejtësia e vonuar, është drejtësi e vonuar’’.‘‘Drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar. Ky s’është parullë, është realitet i dhimbshëm me të cilin ju përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet ajo duhet të ketë legjitimitet. Në vitin 2020 udhëheqësit tuaj të kohës së luftës shkuan vullnetarisht në Hagë duke besuar si ju që drejtësia do të zbatohej shpejt dhe në mënyrë të drejt. Ata u siguruan që ky proces do të ishte transparent dhe i paanshëm. Dhe megjithatë ja ku jemi, 5 vjet me vonë ata janë ende në paraburgim, dhe ende nuk ka një vendim gjyqësor. Besimi i tyre në një drejtësi të shpejtë është thyer nga realitet i vonesave, dënimeve të ashpra dhe shkallës, dispropercionale të shpalljeve fajtor ’’, ka thënë ajo.
Gucati: Specialja po tenton të ndryshojë narrativën e luftës së Kosovës
(E plotësuar, ora 17:20) Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se Gjykata Speciale po tenton të ndryshojë narrativën e luftës së Kosovës. Ai theksoi se veteranët nuk do të lejojnë ndryshimin e historisë. Gucati gjithashtu tha se më veteranët nuk kanë besim në këtë gjykatë.
‘‘Të nderuar të pranishëm sot veteranët e UÇK-së i kemi bërë shumë krenarë që jemi bashkuar këtu kundër padrejtësisë së Speciales. Kjo gjykatë ne e dimë që është gjykatë e njëanshme, anti-UÇK, anti-shtetit të Kosovës. Ne kemi ditur të bëhemi bashkë gjithmonë kur është rrezikuar identiteti ynë, dhe jemi bërë bashkë edhe sot sepse po rrezikohet liria dhe e vërteta e luftës sonë, po rrezikohet pavarësia jonë, sepse Specialja e ka devijuar misionin e saj. Specialja po deformon historinë tonë, nën petkun e drejtësisë të cilën e ka përdhosur kjo gjykatë po bën padrejtësi ndaj atyre që u ngritën për liri dhe dinjitet. Ajo po tenton të krijojë narrativen e rremë sikurse Kosova është çliruar kriminelët, ndërkohë e vërteta është krejt tjetër, UÇK bashkë me NATO-n, në krye me Amerikën kanë çliruar Kosovën nga kriminelët e Beogradit. Sot kjo gjykatë në Hagë po gjykon aleatët e NATO’s, Hashimin, Kadrinë, baçin Jakupin, Rexhep Selimin.”, ka thënë ai. /rtk/


