5,163 familje që nuk kishin asnjë të punësuar, tani kanë së paku një anëtar të punësuar

5,163 familje që nuk kishin asnjë të punësuar, tani kanë së paku një anëtar të punësuar

Ministria e Financave ka njoftuar se 5,163 familje që nuk kishin asnjë të punësuar tashmë kanë së paku një anëtar të punësuar.

“Në kuadër të skemës 1.8. “Qeveria për Familjet” deri më tani janë mbështetur 5,163 familje që më parë nuk kishin asnjë anëtar të punësuar. Përmes skemës mundësohet subvencionimi i 70% të pagës për gjashtë muaj me radhë. Kujtojmë se kjo skemë është e vazhdueshme dhe qytetarët mund të aplikojnë duke u regjistruar në zyrën e punësimit në komunën e tyre”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Share This