Djali i Jakup Krasniqit: Mirënjohës për të gjithë që në këto ditë të vështira na dhatë forcë

Djali i Jakup Krasniqit: Mirënjohës për të gjithë që në këto ditë të vështira na dhatë forcë

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes së tij gjatë vizitës së babait në Kosovë.

Përmes një statusi, Altin Krasniqi ka shprehur mirënjohjen e familjes për solidaritetin dhe mbështetjen e marrë në këto momente të vështira.

“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, ka shkruar ai.

Jakup Krasniqi qëndroi në Kosovë për vizitë gjatë 4 ditëve të fundit, ndërsa familjarë, miq dhe qytetarë shprehën mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe.

Haga ia kishte miratuar vizitën në Kosovës pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të gruas. /GE/

Share This