Ditë Rezolutash në SHBA: Ushtria amerikane të qëndrojë në Kosovë deri kur KFOR e kryen misionin

Ditë Rezolutash në SHBA: Ushtria amerikane të qëndrojë në Kosovë deri kur KFOR e kryen misionin

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka iniciuar një Rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve përmes të cilës kërkohet që trupat ushtarake amerikane të qëndrojnë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë deri në momentin kur KFOR e kryen misionin e vetë përfundimisht. 

Në dokumentin e rezolutës të siguruar nga Gazeta Express nga burimet e saj në Washington, thuhet se çfarëdo reduktimi i ushtrisë amerikane në KFOR, do të kishte kosto për sigurinë e rajonit dhe do t’iu shërbente atyre që nuk e duan paqen.

Përmes pikave të kësaj Rezolute, kërkohet që të jepet përkrahje e fuqishme për forcat amerikane në Kosovë dhe të pranohet nevoja e pranisë së tyre për shkak të ekzistencës së problemit Kosovë-Serbi.

Gjithashtu kërkohet që të pranohet fakti se ushtria amerikane është e nevojshme që KFOR të jetë një forcë operative dhe e fuqishme.
Share This