Dështon edhe përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon edhe përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit

Për herë të 20-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Edhe këtë herë, para vazhdimit të seancës, kryesuesi Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike për një konsultim të shkurtër.

Megjithatë, qëndrimi i partive nuk ka ndryshuar dhe si rrjedhojë sërish nuk u arrit formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, me 53 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

111 deputetë ishin të pranishëm në sallë. Seanca e radhës do të mbahet të dielën në orën 11:00

Share This