Dega e LDK-së në Podujevë e propozon edhe Agim Veliun si kandidat për deputet

Dega e LDK-së në Podujevë e propozon edhe Agim Veliun si kandidat për deputet

Dega e LDK-së në Podujevë e ka propozuar Agim Veliun si kandidat për deputet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj dege, Ekrem Hyseni.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, janë votuar njëzëri kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Me qëllim të unifikimit të të gjithëve, si kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë, kam propozuar që ndër kandidatët për deputet nga Llapi, të jetë edhe Agim Veliu, e në këtë garë po ashtu janë edhe katër kandidatë tjerë nga Dega jonë: Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi dhe unë Ekrem Hyseni. Është momenti i të gjithë atyre që duan e që besojnë të kontribuojnë në këtë rrugëtim! Le të bashkohemi të gjithë, sepse LDK-ja është e të gjithëve!”, ka thënë Hyseni, raporton KK.

Share This