
Debutoi me Milanin, ky është mesazhi i Ardon Jasharit
Mesfushori kosovar, Ardon Jashari, ka shënuar sot debutimin e tij me fanellën e Milanit në ndeshjen miqësore kundër Leeds United, që u mbyll me barazim 1:1.
Jashari e nisi ndeshjen si titullar dhe qëndroi në fushë për 61 minuta, duke dhënë një paraqitje solide në mesfushë dhe duke treguar potencialin e tij që në këtë paraqitje të parë me klubin kuqezi.
Pas ndeshjes, lojtari reagoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shkroi: “I nderuar të vesh këto ngjyra për herë të parë”.


