
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e radhës para miqësoreve të qershorit
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë seancën e dytë stërvitore para miqësoreve të qershorit.
Dardanët këtë të diel luajnë në udhëtim ndaj Çekisë, derisa më 7 qershor në ‘Fadil Vokrri’ do të përballen me Andorrën.
Kombëtarja jonë dje ka mbajtur stërvitjen e parë në një atmosferë shumë pozitive në kamp, me energji të re, përkushtim maksimal dhe fokus të plotë për vazhdimin e zhvillimit dhe rritjes së ekipit tonë kombëtar.
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, Dardanët do të mbajnë stërvitjen e radhës në Kampin Nacional në Hajvali, stërvitje që nis në orën 11:30.

