
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavës
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para udhëtimit drejt Bratisllvës, ku nesër mbrëma do të përballen me Sllovakinë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, skuadra ka punuar me përkushtim maksimal në detajet taktike, duke u fokusuar në çdo aspekt të lojës për këtë përballje vendimtare.
Atmosfera në kampin e Dardanëve është jashtëzakonisht pozitive, me lojtarët që reflektojnë besim, unitet dhe motiv të lartë për këtë sfidë që mund të hapë rrugën drejt ëndrrës së madhe.
Ndërkohë, FFK njofton se tashmë ekipi kombëtare është nisur drejt Bratislavës, ku nesër do të përballet me Sllovakinë, në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares sonë.
Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës fillon në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.


