Çitaku: Thaçin e takova në vitin 1998, asnjëherë nuk u prezantua si komandant i UÇK-së, por si lider politik i saj

Çitaku: Thaçin e takova në vitin 1998, asnjëherë nuk u prezantua si komandant i UÇK-së, por si lider politik i saj

Zëdhënësja e njohur politike dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Në një status në Facebook, ajo e përshkroi Thaçin si një figurë të veçantë, të cilin e quajti të papërsëritshëm dhe shembull të guximit e vendosmërisë.

“Hashim Thaçi është gjithçka që duam të jemi, por nuk jemi dot. Sepse fatin e tij e ka shkruar vetë, pa frikë, pa kalkulime, vetëm me guxim dhe me dashuri të madhe për këtë vend,” shkroi Çitaku, duke kujtuar takimin e parë me të në vjeshtën e vitit 1998, bashkë me gazetarë të huaj.

Ajo shtoi se Thaçi asnjëherë nuk ishte prezantuar si komandant i UÇK-së, por si lider politik i saj, duke theksuar rolin vendimtar që kishte ai në afrimin e UÇK-së me Perëndimin dhe në procesin që çoi Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Hashim Thaçi është i papërsëritshëm,” përfundoi Çitaku në mesazhin e saj, duke nënvizuar respektin dhe vlerësimin e lartë për ish-presidentin.

Share This