Çitaku reagon pas shtyrjes së shpalljes së aktgjykimit: Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi

Çitaku reagon pas shtyrjes së shpalljes së aktgjykimit: Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas shtyrjes së radhës të shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një reagimi publik, Çitaku kritikoi vonesat e përsëritura, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe larg parimeve të drejtësisë.

“16 shtator 2026, ora 10:00. Edhe dita e shpalljes së aktgjykimit po shtyhet sërish. Këto vonesa të turpshme nuk kanë më asnjë lidhje me drejtësinë. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi”, ka shkruar ajo.
Sipas Çitakut, vonesat mund të shtyjnë shpalljen e aktgjykimit, por nuk mund ta ndryshojnë të vërtetën.

“Ne besojmë në drejtësi. Jo në drejtësi politike, por në drejtësi të vërtetë. Drejtësi për çlirimtarët. Drejtësi për historinë. Drejtësi për të ardhmen”, theksoi ajo.

Në fund të reagimit, nënkryetarja e PDK-së shprehu besimin se drejtësia do të triumfojë.

“Besojmë se, më në fund, do të flasë drejtësia. Për Kosovën. Për UÇK-në”, përfundoi Çitaku.

Share This