Çitaku reagon ashpër: “Mosparaqitja e Rozeta Hajdarit është sabotim i qëllimshëm i shtetit”

Çitaku reagon ashpër: “Mosparaqitja e Rozeta Hajdarit është sabotim i qëllimshëm i shtetit”

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas mosparaqitjes së ish-ministres Rozeta Hajdari në Gjykatë, duke e cilësuar këtë veprim si një goditje direkte ndaj institucioneve të shtetit.

Çitaku ka thënë se refuzimi për t’iu përgjigjur drejtësisë përbën “sabotim të qëllimshëm të shtetit të Kosovës” dhe se, sipas saj, kjo sjellje nxit anarki dhe vetëgjyqësi.

“A po e kuptoni paradoksin? Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit. Është përpjekje për të delegjitimuar institucionet dhe vet shtetin”, ka shkruar ajo në reagimin e saj.

Reagimi i Çitakut ka ardhur në kohën kur çështja e mosparaqitjes së Hajdarit ka ngjallur debat të gjerë në opinionin publik dhe politik.

Share This