Irani kap nëndetësen amerikane pa ekuipazh në Ngushticën e Hormuzit

Irani kap nëndetësen amerikane pa ekuipazh në Ngushticën e Hormuzit

Trupat e Gardës Revolucionare Islame të Iranit (IRGC) kanë deklaruar se forcat e tyre detare kanë “bllokuar një nga nëndetëset pa ekuipazh më moderne dhe më inteligjente të ushtrisë terroriste të SHBA-së në hyrje të Ngushticës së Hormuzit“.

Mediat shtetërore iraniane e identifikuan mjetin si një Dive-LD — një nëndetëse autonome ujore e ndërtuar nga kompania amerikane e mbrojtjes me bazë në Kaliforni, Anduril Industries.

Nëndetësja, me një gjatësi prej rreth 6 metrash dhe peshë rreth 3 tonë, është e projektuar për misione me kohëzgjatje të gjatë, si vëzhgimi, hartografia e funddetit dhe zbulimi i minave detare.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara reaguan duke deklaruar se mjeti në fjalë “pësoi një defekt teknik një ditë më parë” dhe nuk mbante pajisje apo të dhëna me rëndësi të lartë sekrete. /rtsh/

Share This