Blerta Deliu kërkon hetim të plotë për dyshimet e manipulimeve në Mitrovicë

Blerta Deliu kërkon hetim të plotë për dyshimet e manipulimeve në Mitrovicë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas raportimeve për parregullsi dhe dyshime për manipulime gjatë procesit zgjedhor në Komunën e Mitrovicës.

Sipas raportimeve, Policia dhe Prokuroria kanë shkuar në Qendrën e Numërimit pas dyshimeve se janë gjetur fletëvotime të dyshuara për manipulim.

Deliu ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të zhvillojnë hetim të plotë dhe të paanshëm për këtë rast.

“Në Mitrovicë janë raportuar parregullsi serioze në procesin zgjedhor. Fletëvotimet e dyshuara për manipulim janë gjetur. Nëse ky rast nuk hetohet nga Prokuroria Speciale, atëherë drejtësia po dështën para syve tanë! Kërkojmë hetim të plotë dhe të paanshëm”, ka deklaruar Deliu.

Share This