Bisedimet në Gjenevë për Ukrainën, Zelensky: Ka sinjale se ekipi i Trump po na dëgjon

Bisedimet në Gjenevë për Ukrainën, Zelensky: Ka sinjale se ekipi i Trump po na dëgjon

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është optimist se stafi i Presidentit amerikan Donald Trump po “dëgjon Ukrainën”, ndërsa bisedimet me partnerët e tij evropianë dhe amerikanë për të arritur një marrëveshje paqeje vazhdojnë.

Sot, bisedimet vazhdojnë në Zvicër. Në praktikë, ekipet do të punojnë gjatë natës dhe do të ketë më shumë informacion”, tha presidenti ukrainas.

Bisedimet në Gjenevë patën një rezultat pozitiv, siç deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, foli për “përparim të madh” pas bisedimeve diplomatike me zyrtarët ukrainas për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Ai i quajti bisedimet e së dielës (23 nëntor) “ditën më produktive në të gjitha përpjekjet tona”. /rtsh/

Share This