
Bersant Celina shënon supergol në fitoren e AIK
Mesfushori kosovar Bersant Celina ka shkëlqyer të dielën në elitën e futbollit suedez, duke realizuar një supergol në fitoren e thellë të skuadrës së tij, AIK.
AIK triumfoi me rezultatin 3:0 ndaj Degerforsit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të kampionatit. Celina u aktivizua si zëvendësues në minutën e 73-të dhe la gjurmë të menjëhershme në fushë.
Në minutën e 92-të, ai goditi fuqishëm nga distanca, duke shënuar një gol spektakolar dhe duke vulosur fitoren bindëse të ekipit nga Stokholmi.
Ky ishte një tjetër paraqitje mbresëlënëse nga lojtari i Kombëtares së Kosovës, i cili po dëshmon formë në rritje në kampionatin suedez.


