
Bedri Hamza: PDK e mobilizuar për zgjedhjet e 28 dhjetorit – lista për deputetë është finalizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbledhur sot Kryesinë e partisë, ku ka bërë të ditur se mobilizimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit tashmë ka nisur.
Ai deklaroi se PDK është e përgatitur plotësisht për garën zgjedhore dhe synon fitoren.
Sipas Hamzës, proceset brenda partisë janë finalizuar, përfshirë edhe listën e kandidatëve për deputetë.
“Gjithçka është gati: lista, ekipi dhe energjia pozitive. Mobilizimi për fitore ka nisur. PDK është gati!”, ka shkruar ai.
PDK pritet të intensifikojë aktivitetet zgjedhore në ditët në vijim, ndërsa gara e 28 dhjetorit po afrohet me ritme të shpejta.


