
BE: Tarifa roaming në Ballkanin Perendimor si në BE
A mund ta përdorni telefonin tuaj celular në Ballkanin Perëndimor me të njëjtën shpejtësi si në vendin tuaj në BE? BE-ja dëshiron të zgjerojë rregulloret e roaming-ut. Nga kjo do të përfitonin sidomos udhëtarët.
Komisioni Evropian parashikon që udhëtarët nga BE-ja duhet të përfitojnë gjithashtu nga tarifa më të favorshme të roaming-ut celular në Ballkanin Perëndimor.
Për këtë qëllim, Komisioni propozon fillimin e negociatave me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, siç është njoftuar nga autoriteti me seli në Bruksel. Plani tani kërkon miratimin e shteteve anëtare të BE-së.
Marrëveshjet vullnetare midis operatorëve të rrjeteve celulare tashmë lejojnë tarifa pjesërisht të ulura në Ballkanin Perëndimor.
Ata më pas do të paguanin të njëjtën shumë për shërbimet jashtë vendit siç paguajnë në vendin e tyre.
Që nga mesi i vitit 2017, njerëzit që jetojnë në BE nuk kanë pasur nevojë të paguajnë tarifa shtesë roaming për telefonat celularë kur udhëtojnë në vende të tjera të BE-së.
Bashkimi Evropian parimisht ka predispozitën t’i pranojë të gjashtë vendet në BE.
Megjithatë, nga të gjitha këto shtetet ende pritet të provojnë konkretisht zbatimin e reformave.
Sipas analizës së fundit nga Komisioni Evropian, Mali i Zi është më përpara në procesin e pranimit në BE – negociatat me Podgoricën mund të përfundojnë deri në fund të vitit. /DW


