BE: Sulmi i Izraelit në Doha shkel ligjin ndërkombëtar

BE: Sulmi i Izraelit në Doha shkel ligjin ndërkombëtar

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin ajror izraelit në Doha, duke e cilësuar atë si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe integritetit territorial të Katarit.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së theksoi se sulmi, i cili synonte udhëheqësit e Hamasit, rrezikon të përshkallëzojë më tej dhunën në rajon. Bashkimi Evropian shprehu solidaritet të plotë me Katarin, të cilin e cilësoi si një partner strategjik.

BE-ja nënvizoi nevojën për të shmangur çdo përshkallëzim të luftës në Gaza, duke theksuar se kjo nuk është në interesin e askujt. Gjithashtu, u konfirmua se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi. /rtsh/

Share This