BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se komuniteti ndërkombëtar po analizon vendimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, teksa u bëri thirrje partive politike që sa më shpejt të formojnë institucionet e reja.

“Jemi duke e analizuar aktualisht, por sigurisht shpresa jonë është që Kuvendit të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shpresojmë që të ketë një qeveri me mandat të plotë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Orav gjatë një prononcimi për media më 1 tetor. Të martën, Gjykata Kushtetuese publikoi njoftimin për vendimin e saj lidhur me çështjen e Kuvendit, duke deklaruar se organi ligjvënës nuk është konstituuar, ashtu siç kishte pandehur në fund të gushtit kreu i ri i Kuvendit, Dimal Basha.

Kushtetuesja tha se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. “Ju lutem, konstituojeni Kuvendin dhe ju lutem formoni një qeveri”, bëri thirrje ambasadorit i bllokut evropian në Kosovë, raporton Rel.

Kushtetuesja tha se seanca konstituive – e nisur më 15 prill – nuk ka përfunduar dhe e njëjta duhet të përfundojë brenda 12 ditësh.

Aktgjykimi i plotë i Kushtetuese ende nuk është publikuar dhe vetëm pas publikimit të tij nis rrjedhja e afatit 12-ditor.

është detyruar të dalë disa herë me aktgjykime.

Në zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje doli e para dhe fitoi 48 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe me nëntë dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me tetë të tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.
Faktori ndërkombëtar ka bërë disa herë thirrje që Kosova t’i formojë sa më shpejt institucionet e reja.

Share This