
Bashkimi mposht Pejën në derbin e fundjavës
Në kuadër të xhiros së 20-të të Superliga e Kosovës në basketboll, Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Pejës me rezultat 78-74.
Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në fund, me të dy skuadrat që luftuan për çdo posedim, por prizrenasit u treguan më të saktë në momentet vendimtare për të siguruar pikët e plota.
Te skuadra vendase e Pejës, më efikasi ishte Logan Routt me 20 pikë të realizuara. Në anën tjetër, te Bashkimi u dallua Ike Nwamu, i cili shënoi 18 pikë dhe ishte një nga faktorët kryesorë në suksesin e “Arpaxhikëve”.
Me këtë fitore, Bashkimi ngjitet në kuotën e 34 pikëve në vendin e dytë në tabelë, katër më shumë se Peja që mban pozitën e tretë. Lider mbetet Trepça me 35 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.


