Barcelona një hap larg titullit, mposht Osasunën

Barcelona një hap larg titullit, mposht Osasunën

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Osasunws në stadiumin “El Sadar Stadium”, duke u afruar edhe më shumë me titullin në La Liga, shkruan Rekordi.net.

Skuadra katalanase hasi në vështirësi gjatë pjesës së parë, ku pavarësisht dominimit në lojë, nuk arriti të konkretizojë rastet. Robert Lewandowski ishte pranë golit në minutat e para, ndërsa vendasit u kundërpërgjigjën me disa tentativa të rrezikshme nga Ante Budimir.

Pjesa e dytë nisi me më shumë intensitet nga Barcelona, e cila rriti presionin dhe kontrollin e lojës. Megjithatë, goli erdhi vetëm në minutat e fundit, kur Marcus Rashford asistoi saktë për Lewandowskin, i cili realizoi me kokë për 1-0.

Vetëm pak minuta më vonë, Ferran Torres dyfishoi epërsinë për mysafirët, duke i dhënë qetësi ekipit në fundin e ndeshjes. Osasuna reagoi shpejt me golin e Raúl García, por kjo rezultoi vetëm një ngushtim i përkohshëm i rezultatit.

Me këtë fitore, Barcelona forcon pozitën në krye të tabelës dhe, të paktën përkohësisht, krijon një epërsi të konsiderueshme prej 14 pikësh ndaj rivalit të përjetshëm Real Madrid, duke e bërë gjithnjë e më të prekshëm titullin kampion. /Rekordi.net

Share This