Barça rikthehet te lavdia nën drejtimin e Flick, tre trofe në sezonin e parë

Barça rikthehet te lavdia nën drejtimin e Flick, tre trofe në sezonin e parë

Pas një sezoni të vështirë dhe plot pasiguri, Barcelona është rikthyer më në fund te loja e bukur dhe trofetë.

Merita për këtë transformim i shkon kryesisht trajnerit të ri, Hansi Flick.

Tekniku gjerman, i cili mbërriti në “Camp Nou” gjatë verës së kaluar pas eksperiencave të suksesshme me Bayern Munich dhe kombëtaren gjermane, ka bërë një debutim madhështor në bankinën blaugrana.

Flick arriti të fitojë plot tre trofe që në sezonin e tij të parë: Superkupën e Spanjës, më 12 janar, ku Barcelona mposhti Real Madridin me rezultatin spektakolar 5-2, Kupën e Mbretit, më 26 prill, sërish ndaj Realit, këtë herë 3-2 dhe tashmë edhe  La Liga-n, pasi katalanasit triumfuan edhe një herë në El Clasico ndaj madrilenëve, duke marrë kryesimin përfundimtar të kampionatit.

Pas fitores vendimtare kundër Espanyol, trajneri gjerman tha se skuadra e tij ka në gjysmën e dytë të këtij edicioni, ka qenë e jashtëzakonshme.

“Mendoj se gjysma e dytë e sezonit, në veçanti, ka qenë e jashtëzakonshme. Nuk kemi humbur asnjë ndeshje, gjë që është fantastike”, ka thënë Flick.

“Kemi qenë mendërisht të fortë dhe kjo është shumë pozitive. Seancat stërvitore pas pushimit ishin shumë të dobishme dhe fitimi i Superkupës na dha shumë besim”, theksoi ai.

Ky sezon është një rikthim i fuqishëm për Barcelonën dhe një sinjal i qartë se me Flick në krye, skuadra synon një epokë të re suksesi në Spanjë dhe Evropë.

Share This