
Barça në ankth, Flick po e mendon largimin, mësoni arsyen
Sipas gazetës spanjolle “ABC”, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, mund të marrë vendimin sensacional për të lënë stolin e klubit katalonas në fund të këtij sezoni, pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2027.
Siç raportohet, arsyeja për këtë vendim nuk lidhet me ofertat e mundshme nga klube të tjera apo me rezultatet në fushë, por më shumë me një zhgënjim të thellë ndaj menaxhimit të klubit dhe qëndrimin e disa lojtarëve, të cilin trajneri e konsideron “joprofesional”.
Ndër sjelljet që duket se e kanë irrituar më shumë trajnerin është ajo e Lamine Yamal, lojtari i lindur në vitin 2007, i cili sipas Flick nuk tregon respekt ndaj stafit, por që megjithatë mbrohet nga klubi, madje edhe me leje të posaçme.
Ky lajm ka krijuar spekulime të shumta për të ardhmen e trajnerit gjerman dhe mund të sjellë ndryshime të mëdha në stolin e Barcelonës në verën e ardhshme.


