AUV: Peshku i ngrirë është i sigurt për konsum, parazitët shkatërrohen me temperaturë

AUV: Peshku i ngrirë është i sigurt për konsum, parazitët shkatërrohen me temperaturë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se prania e parazitëve të llojit Anisakis simplex në peshkun e importuar në Kosovë nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut, nëse ai është i ngrirë.

Sipas AUV, procesi i ngrirjes në temperatura të ulëta ua shkatërron parazitëve aftësinë për të shkaktuar sëmundje, ndërsa gatimi mbi 60°C garanton siguri të plotë për konsum.

“Prania e këtyre parazitëve nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut në rastin e peshkut të ngrirë, sepse procesi i ngrirjes i ka shkatërruar aftësinë e tyre për të shkaktuar sëmundje. Peshku i ngrirë është i sigurt për konsum, veçanërisht kur gatuhet në temperatura mbi 60°C”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Megjithatë, agjencia paralajmëron se raste të rrezikshme mund të paraqiten vetëm te konsumimi i peshkut të freskët, që nuk është trajtuar me ngrirje apo me nxehtësi, sidomos në përgatitje si sushi, sashimi apo “crudo”.

AUV kujton se ky standard zbatohet jo vetëm në Kosovë, por edhe në BE, SHBA dhe Kanada, duke u mbështetur në studime shkencore dhe rekomandime të institucioneve ndërkombëtare si EFSA dhe FAO.

Share This