As Nenad Rashiq nuk merr votat për nënkryetar, seanca ndërpritet

As Nenad Rashiq nuk merr votat për nënkryetar, seanca ndërpritet

As deputeti serb Nenad Rashiq nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme të deputetëve për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, e që emri i tij u tërhoq në short si një prej deputetëve që përfaqëson këtë komunitet aty.

Nga 95 deputetë sa ishin në sallë, për votuan vetëm 55 deputetë, 1 kundër e 17 abstenime, të pamjaftueshme që të zgjidhej nënkryetar i Kuvendit, raporton rtk.

Si rrjedhojë, kryeparlamentari Dimal Basha ndëpreu seancën konstituive për të vazhduar të enjten.

Share This