Arteta: Shpirti, uria dhe dëshira e lojtarëve janë të jashtëzakonshme

Arteta: Shpirti, uria dhe dëshira e lojtarëve janë të jashtëzakonshme

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është shprehur i kënaqur me shpirtin luftarak të skuadrës së tij në duel me Chelsea-n.

‘Topçinjtë’ dhe ‘Blutë’ e Londrës dje luajtën baras 1-1 në derbin e madh londinez.

“Shpirti, uria dhe dëshira e lojtarëve janë të jashtëzakonshme”, ka thënë Arteta.

Strategu spanjoll foli edhe për lodhjen e ekipit.

“Ne kemi luajtur çdo dy e gjysmë ditë. Kishim një ditë më pak për t’u përgatitur se Chelsea, dhe për më tepër kemi humbur disa lojtarë. Por ky është kalendari – duhet të luajmë përsëri të mërkurën dhe pastaj çdo tre ditë”, theksoi ai.

Megjithatë, Arteta thotë se është shumë krenar më ekipin e tij.

“Ka qenë një javë intensive me ndeshje të mëdha. Jo shumë klube kanë pasur mundësinë të përjetojnë ndeshje të tilla”, pohoi ai.

Arsenali të mërkurën e pret Brentfordin në sfidën e radhës në kuadër të Premier League-s.

Share This