
Arsenali kthen sytë nga Ferran Torres, PSG kryeson garën
Arsenali ka identifikuar Ferran Torresin si një alternativë për repartin ofensiv, pas dështimit për të transferuar Vinicius Junior.
Sipas CaughtOffside, drejtuesit e klubit londinez kanë kontaktuar përfaqësuesit e Torresit për të marrë informacione rreth situatës së sulmuesit të Barcelonës dhe mundësisë së një transferimi.
Megjithatë, PSG aktualisht shihet si favorit për firmën e Torresit, edhe pse nuk ka ende asnjë marrëveshje të arritur mes klubit francez dhe futbollistit.
Barcelona, nga ana tjetër, dëshiron ta mbajë spanjollin në skuadër dhe po tenton ta bindë atë që të shtyjë çdo vendim për të ardhmen.

