
Arianit Koci: PDK duhet ta mbajë fjalën, nesër shpresoj të votohet kryeparlamentari
Avokati Arianit Koci ka publikuar një bisedë që ka pasur me një anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), lidhur me votimin e kryeparlamentarit të ri.
Sipas tij, përfaqësuesi i PDK-së i ka thënë: “Nëse e propozojnë prapë Dimalin, do ta votojmë. Nëse VV-ja propozon dikë tjetër – nuk e votojmë”.
Koci tregon se i është përgjigjur me fjalët: “Leni lojërat. Ju, PDK, keni premtuar publikisht se do ta votoni çdo deputet që nuk është pjesë e qeverisë. Prandaj, mbajeni fjalën!”
Në postimin e tij, avokati ka theksuar se pret që nesër të votohet kryeparlamentari, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë hapet rruga për zgjedhje të reja.
“Nëse kjo nuk ndodh deri në fund të javës – prej të hënës, në shenjë revolte, do të ngre një tendë kampingu para Kuvendit dhe do të jem aty vetë”, ka paralajmëruar Koci.


