
Ambasada Amerikane: Bllokada politike po cenon demokracinë në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, ka zhvilluar takime me udhëheqësit e PDK-së, AAK-së dhe LDK-së, ku ka theksuar rëndësinë e respektimit të parimeve demokratike.
“Bllokimi i partive të kualifikuara përmes taktikave politike ose procedurale minon demokracinë,” thuhet në njoftim.
Prattipati theksoi se të gjithë qytetarët duhet të kenë mundësinë të votojnë për përfaqësuesit e tyre, ndërsa u bëri thirrje liderëve politikë që të punojnë së bashku për të tejkaluar ngërçin dhe për të përmbushur mandatin që u është dhënë nga populli i Kosovës.


