
Akil Gjakova e nis me fitore Kampionatin Botëror në xhudo
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, e ka nisur me fitore rrugëtimin e tij në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë, raporton Rekordi.net.
Gjakova e kaloi rundin e parë pa luftë, ndërsa në raundin e dytë u përball me rumunin Ioan Dzitac. Ndonëse pati vështirësi gjatë ndeshjes, ai arriti të fitojë në vazhdime, falë një waza-ari vendimtar.
Në raundin e tretë, Akil Gjakova do të përballet me xhudistin brazilian, Daniel Cargnin, në një duel që pritet të jetë mjaft sfidues. /Rekordi.net/


