
Agjencia e Menaxhimit Emergjent: 51 vatra zjarri në vend, 4 ende aktive
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri në nivel vendi.
Nga to, 47 janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ndërsa 4 vatra vazhdojnë të jenë ende aktive.
Përmes një reagimi në Facebook, agjencia ka apeluar tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme.
Po ashtu, qytetarët janë ftuar të raportojnë rastet në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

