Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Janë dy rrugë për zgjedhjen e presidentit

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Janë dy rrugë për zgjedhjen e presidentit

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Takimi ka zgjatur rreth dy orë.

Pas përfundimit të takimit kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku tha se bashkë u dakorduan që janë dy rrugë përpara; ose konsensusi politik ose një marrëveshje klasike politike mes partive për çështjen e presidentit. Ai tha se nuk folën për emra, por folën për parime.

“Nuk përmendëm emra, folëm për parime, folëm për shtylla potenciale të zgjidhjes së presidentit”, tha ai, raporton rtk.

Share This