
Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK-ja që kemi ëndërruar gjithherë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përmbylljes së fushatës zgjedhore të kësaj partie.
Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja ka arritur të ndërtojë një frymë të re dhe një vizion që, sipas tij, përfaqëson partinë që është ëndërruar ndër vite.
“Kjo është LDK-ja që kemi ëndërruar gjithherë”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka shtuar se me besimin e marrë nga qytetarët dhe mbështetësit, LDK-ja do të vazhdojë rrugën përpara.
“Me këtë besim, po ecim përpara”, ka theksuar ai.


