
Abdixhiku nga Lipjani falënderon mërgatën: LDK dhe mërgata janë një
Kandidati për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nga tubimi i mbajtur në Lipjan ka falënderuar mërgimtarët që po marrin pjesë masivisht në tubimet e kësaj partie.
Abdixhiku ka thënë se kundërshtarët politikë kanë llogaritur gabim kur bëhet fjalë për mbështetjen e mërgatës ndaj LDK-së.
Sipas tij, ata kanë harruar se LDK dhe mërgata janë të pandashme.
“Faleminderit për pjesëmarrjen nëpër tubimet tona, e dashur mërgatë. E di që të tjerët kanë llogaritur keq tek mërgata jonë. Kanë harruar se mërgata dhe LDK janë një, kanë qenë dhe do të mbesin një gjithmonë”, ka deklaruar Abdixhiku në Lipjan.
Ai më tej u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve që të vazhdojnë angazhimin dhe punën e përbashkët, duke theksuar se mërgata përfaqëson një forcë të madhe për ndryshimin dhe të ardhmen e vendit.


