Abdixhiku nga Bregu i Diellit: Prishtina po flet e para, zëshëm e qartë – refuzim ndaj populizmit filmatik

Abdixhiku nga Bregu i Diellit: Prishtina po flet e para, zëshëm e qartë – refuzim ndaj populizmit filmatik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë sonte në një tubim elektoral në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, bashkë me kryetarin aktual të kryeqytetit, Përparim Rama, i cili po garon për një mandat të dytë.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku u shpreh se qytetarët e Prishtinës kanë folur “zëshëm e qartë”, duke dhënë një mesazh të fortë kundër, siç e quajti ai, “populizmit filmatik”.

“Bregu i Diellit në Kryeqytet, vendimin e ka të qartë. Sonte na dhanë mbështetjen e madhe drejt fitores kapitale që po na vjen këtë të diel. Kjo çfarë po ndodh në Prishtinë është historike. Mesazh i pastër ndaj atyre që e kanë humbur rrugën me popullin dhe janë kurthuar në apetit për pushtet pa legjitimitet”, deklaroi Abdixhiku.

Ai shtoi se Prishtina po udhëheq me mesazhin për ndryshim dhe mbështetje për LDK-në.

“Prishtina po flet e para – zëshëm dhe qartë. Si refuzim ndaj popullizmit filmatik, si shpërfillje e manovrave politike, si përkushtim ndaj të drejtës. Prishtina po e zgjedh bindshëm LDK-në. Përparim Rama edhe katër. Ju faleminderit secilit e secilës për mbështetje. Le të fitojmë fort,” – theksoi ai.

Tubimi në Bregun e Diellit është pjesë e fazës përmbyllëse të fushatës zgjedhore të LDK-së në kryeqytet, ndërsa votimi pritet të zhvillohet këtë të diel.

Share This