Abdixhiku: Mbështetje madhështore për LDK-në dhe Driton Selmanajn në Prizren

Abdixhiku: Mbështetje madhështore për LDK-në dhe Driton Selmanajn në Prizren

Prizreni ka pritur me entuziazëm kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, dhe kandidatin për kryetar të komunës, Driton Selmanaj, në një tubim të madh të mbajtur mbrëmjen e së dielës.

Në fjalën e tij, Abdixhiku theksoi se qytetarët e Prizrenit besojnë në shpresë, zhvillim dhe orientim euro-atlantik, duke shtuar se kandidati Selmanaj dhe ekipi i LDK-së janë të përgatitur ta shndërrojnë këtë besim në projekte konkrete dhe qeverisje me dinjitet.

“LDK është gjithmonë aty ku qytetarët kërkojnë rrugën e arsyes dhe vizionin e qartë për të ardhmen. Prizreni sot tregoi se ky besim është i pathyeshëm,” deklaroi Abdixhiku.

Tubimi në Prizren u cilësua nga LDK si një dëshmi e mbështetjes së fuqishme që kjo parti dhe kandidati i saj gëzojnë në këtë qytet me traditë historike e kulturore.

Share This