Abdixhiku dhe Rama nisën fushatën në Kodrën e Trimave: Prishtina flet e para

Abdixhiku dhe Rama nisën fushatën në Kodrën e Trimave: Prishtina flet e para

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, kanë kaluar të dielën në lagjen Kodra e Trimave, një nga zonat kyçe të kryeqytetit.

Abdixhiku, duke ndarë pamje nga vizita në këtë lagje, ka shkruar në rrjetet sociale:

“Prishtina flet e para! Drejt fitores së madhe në Kryeqytet. E nisëm me tubimet nëpër çdo lagje. S’mund të nisnim asgjë në Prishtinë, pa Kodrën e Trimave; prandaj rrugëtimin njëjavor e nisëm nga këtu.”

Ndërkohë, Rama ka theksuar:

“Përparim Rama edhe 4! Për Prishtinën, për Lidhjen tonë, për Republikën. Fitore më 9 nëntor.”

Vizita në Kodrën e Trimave shënon nisjen e fushatës njëjavorë të LDK-së për zgjedhjet lokale në Prishtinë, me fokus te bashkëpunimi me qytetarët dhe konsolidimi i mbështetjes në lagje strategjike.

Share This