
Abdixhiku dhe Osmani zhvillojnë takim në Ferizaj: Mos lini gur pa lëvizur, kjo është koha jonë
Kryetari i Lumir Abdixhiku ka publikuar një video nga takimi i zhvilluar sot në Ferizaj, ku ka marrë pjesë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e mobilizimit dhe angazhimit politik, duke e cilësuar këtë periudhë si vendimtare për subjektin që drejton.
“Mobilizim. Energji. Angazhim. Mos lini gur pa lëvizur. Mos lini derë pa trokitur. Mos lini qytetar pa takuar. Kjo është koha jonë”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai e ka shoqëruar postimin edhe me hashtagun #LDK113, duke bërë thirrje për intensifikim të aktiviteteve në terren dhe rritje të kontaktit me qytetarët në prag të zhvillimeve politike në vend.

