Abdixhiku: 12 tetori nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, është një moment i madh për të vendosur të ardhmen

Abdixhiku: 12 tetori nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, është një moment i madh për të vendosur të ardhmen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sot në Istog punëtorinë përgatitore për zgjedhjet e 12 tetorit, me pjesëmarrjen e kandidatëve për kryetarë komunash, kryetarëve të degëve, Kryesisë Qendrore, deputetëve dhe ekipit qendror të partisë.

Abdixhiku ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar strategjia dhe plani konkret i LDK-së për secilin qytet të Kosovës, duke përfshirë projektet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, hapësira të gjelbra, mbështetje për bizneset dhe punësim të të rinjve.

“12 tetori nuk është thjesht një datë zgjedhjesh; është një moment i madh për të vendosur të ardhmen e komunave tona për katër vitet e ardhshme. Nga Istogu te Gjilani, nga Peja te Prishtina, çdo qytet ka sfidat dhe mundësitë e veta. Ne kemi hartuar plane konkrete që prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve tanë”, tha Abdixhiku.

Ai theksoi se LDK-ja hyn në këtë garë zgjedhore e bashkuar, e përgatitur dhe me vizion të qartë për çdo qytet dhe për gjithë Kosovën, duke synuar të ofrojë një program të plotë për të gjithë qytetarët që ëndërrojnë një Kosovë ndryshe.

Share This