Haxhiu: Laban dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët e BIA-s

Haxhiu: Laban dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët e BIA-s

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se gjyqtari serb i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët e Agjencisë së Inteligjencës në Serbi (BIA).

Deklarata e Haxhiut vjen vetëm pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e disa vazhdimeve të seancës konstituive të Kuvendit, duke kërkuar që procesi të përmbyllet brenda 30 ditësh.

Po ashtu, Kushtetuesja ka përcaktuar që një kandidat për kryetar të Kuvendit duhet të votohet në votim të hapur deri në tri herë.

“Së fundmi u rikthye sërish në vëmendje përbërja e Gjykatës Kushtetuese, shqetësim ky i ngritur që në nisje të vendosjes së njërit prej gjyqtarëve serb aty”, tha Haxhiu në një konferencë për media.

Share This