
Kryeziu kritikon fushatën për zgjedhjet lokale
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka komentuar hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në një postim në Facebook, Kryeziu ka shkruar:
“Ata të cilët kanë dëshmuar se vota për ta është e ‘pa vlerë’, thjesht fuqi kundër interesave qytetare. Prania e tyre në fushatë vetëm i dëmton kandidatët lokal dhe ia humb kuptimin dhe zgjedhjeve lokale. Në këtë mënyrë, edhe liderët lokalë i asociojnë me bllokadë dhe me vota të pavlera.”
Ai gjithashtu ka theksuar se po kërkojnë vota lokale ata që po e mbajnë shtetin #nëpauzë, pa institucione, për një vit.
Kryeziu thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së kandidatëve që përfaqësojnë interesin e qytetarëve dhe ndikimin negativ të subjekteve që dëmtojnë procesin zgjedhor.

