Flick kritikon Barcelonën pas barazimit me Vallecanon

Flick kritikon Barcelonën pas barazimit me Vallecanon

Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtimin te Rayo Vallecano, duke barazuar 1-1.

Katalonasit kaluan në epërsi me golin e Lamine Yamal nga penalltia në pjesën e parë, por vendasit barazuan rezultatin me Fran Perez në fraksionin e dytë.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka kritikuar skuadrën e tij për paraqitjen jo të mirë në duel me Vallecanon.

“Një pikë është në rregull. Nuk e merituam më shumë. Bëmë shumë gabime. Nuk ishte një ndeshje e mirë. Duhet të bëjmë më mirë,” tha gjermani.

Flick theksoi rëndësinë e mentalitetit dhe përkushtimit të plotë nga të gjithë lojtarët, sidomos pas përfundimit të afatit kalimtar.

“Nëse të gjithë kanë qëndrim të mirë, do të bëjmë më mirë. Gjëja më e rëndësishme është që pas mbylljes së afatit kalimtar, secili të jetë 100 për qind i përkushtuar. Nuk duhet të ketë ego, sepse ato e shkatërrojnë suksesin”, ka pohuar strategu gjerman.

Share This