
Fluks i madh në Merdar, qytetarët këshillohen të zgjedhin pika të tjera kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Merdar po shënohet një fluks jashtëzakonisht i madh i udhëtarëve.
Për shkak të pritjeve të gjata, autoritetet u kanë bërë apel qytetarëve që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, ku qarkullimi është më i lehtë dhe pritjet dukshëm më të vogla.
Gjithashtu, udhëtarët këshillohen të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh situatën aktuale, në mënyrë që të shmangin vonesat dhe ngarkesat në kufi.


