
Memli Krasniqi: VV e mbajti peng Kuvendin, vendimi i Kushtetueses është fitore për qytetarët
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur atë konfirmim të akuzave të PDK-së se Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur peng Kuvendin për interesa të ngushta pushteti.
“Bllokada, shkeljet dhe veprimet arbitrare të VV-së ishin jo vetëm antikushtetuese, por edhe thellësisht të dëmshme për demokracinë dhe shtetin tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai theksoi se vendimi është fitore për rendin kushtetues, Kuvendin dhe qytetarët, duke shtuar se “ata që zgjodhën krizën, dështuan; ne që zgjodhëm Kushtetutën, fituam”.


