Chelsea dhe Leverkusen në garë për Ardon Jasharin, Milani rrezikon të humb yllin shqiptar

Chelsea dhe Leverkusen në garë për Ardon Jasharin, Milani rrezikon të humb yllin shqiptar

Mesfushori i talentuar i Zvicrës, Ardon Jashari, është kthyer në një nga emrat më të përfolur të kësaj merkatoje verore, ndërsa interesimi për të po rritet nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Sipas raportimeve nga gazetari belg Sacha Tavolieri, pas një kohe të gjatë që Milani ka negociuar me Club Brugge për një marrëveshje rreth 40 milionë euro, tani në garë janë futur fuqishëm edhe Chelsea dhe Bayer Leverkusen.

Chelsea, e cila është në kërkim të përforcimeve për sezonin e ri, raportohet se po përgatit një ofertë konkrete për 23-vjeçarin, i cili është një nga emrat më premtues në futbollin evropian.

Ndërkohë, Bayer Leverkusen e sheh Jasharin si pasardhësin ideal të Granit Xhakës, i cili u largua zyrtarisht drejt Sunderlandit, transferim i konfirmuar të mërkurën.

Megjithëse Ardon Jashari thuhet se ka shprehur dëshirë të veçantë për t’u transferuar te Milani, konkurrenca e fortë nga Premier League dhe Bundesliga mund të komplikojë skenarin për klubin italian.

Garë e hapur për një yll në ngritje – mbetet të shihet se kush do ta sigurojë shërbimet e tij. /Rekordi.net

Share This