
Trump paralajmëron tarifa ndaj Indisë dhe i përgjigjet Medvedevit: Ish-president i dështuar, kujdes me fjalët
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi vendosjen e tarifës 25% për eksportet indiane, duke kritikuar marrëdhëniet e ngushta të Indisë me Rusinë.
Ai paralajmëroi penalitete shtesë për blerjet e armëve dhe naftës ruse.
Në një postim në rrjetin social Truth, Trump i kërkoi ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, të “kujdeset me fjalët”, duke e quajtur atë “ish-president të dështuar” dhe paralajmëroi për pasoja nëse Medvedev vazhdon me deklaratat e tij.
Ndërkohë, Medvedev iu përgjigj në platformën X duke akuzuar Trump për krijim të tensioneve dhe paralajmëroi për rreziqet e një konflikti më të gjerë.
SHBA dhe Rusia mbeten në një fazë të tensionuar, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar tarifa të reja brenda 10 ditësh nëse Rusia nuk ndalon luftën në Ukrainë.


