
Mbappe merr numrin 10 te Reali
Kylian Mbappe edhe zyrtarisht do të bartë numrin 10 te Real Madridi.
Francezi kishte mbajtur numrin nëntë prapa shpinës, por tani i është liruar numri i tij i preferuar.
Ishte Luka Modriq, lojtari legjendar i Mbretërve ai që i fundit e kishte këtë numër, por tani ai ka vajtur në drejtim të Milanit.
10-shi është numri që Mbappe-ja e bart edhe te kombëtarja e Francës, me të cilët është shpallur kampion i botës.


